Lajmet e fundit













Ai ka lindur me deformim në qafë dhe nënës së tij i kishin thënë mjekët që ai nuk do të mund të jetonte. Por, Claudio Vera de Oliveria ka thyer çdo parashikim optimist të mjekëve dhe tani e ka shkruar një libër për të treguar se si ishin 40 vitet e jetës së tij. Oliveria nga Monte Santo në Brazil, ka lindur me arthrogryposis, një gjendje e rrallë që i bënë bashkë nyjet. Por, pasi mësoi se si të përdorë gojën për të shkruar, ai u mësua me gjithë këto vështirësi që i sjell sëmundja e rrallë. Tani, Oliveria e ka publikuar librin e tij të parë të quajtur “Bota e kthyer prapa”.


