Personi më i vjetër në botë që është ende gjallë ka lindur në vitet 1800.
Emma Morano nga Italia e kuptoi dje që personi që deri tani e ka mbajtur epitetin si më e moshuara në botë, Susannah Mushatt Jones, nga New York-u ka ndërruar jetë.
Jones, ka ndërruar jetë në një qendër strehimore në moshën 116 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Sapo e dëgjoi këtë lajm ajo është shprehur se “jam e vjetër sa malet”.
Morono ka lindur në rajonin e Piedmont në Italinë veriorë më 29 nëntor të vitit 1899.
Ajo ka jetuar në një qytet të vogël buzë liqenit në afërsi me kufirin me Zvicër.
Kur ishte adoleshente, mjekët e kishin këshilluar që të hante vezë të papërpunuara për shkak se vuante nga anemia dhe që nga ajo kohë ajo për çdo ditë ushqehet me vezë. Përveç vezëve, ajo për çdo ditë ha mish të grirë dhe makarona.
Sipas saj, arsyeja për jetëgjatësinë e saj është se u divorcua nga një martesë e cila nuk po funksiononte.
Ajo ishte ndarë nga burri i saj në vitin 1938 për t’u mos u martuar më.
“Nuk dëshiroja që të dominohesha nga askush”.
Morono ka punuar në një fabrikë si kuzhiniere dhe nuk ka dal në pension deri kur i mbushi 75 vjet.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.