Diamanti i dytë më i madh në botë do del në ankand dhe pritet të shitet për 70 milionë dollarë.
Diamanti “Lesedi la Rona” është 1109 karat dhe ka madhësinë e një topi tenisi, transmeton Klan Kosova.
Diamanti është gjetur gjatë nëntorit të vitit të kalaur në Botswana në pjesën jutore të Afrikës.
U deshën muaj për ta caktuar çmimin, pasi që është shumë i madh dhe nuk përshtatej me skenerët që deri tani janë përdorë për të vlerësuar vlerën e një diamanti.
Sotheby u shpreh se ky është diamanti më i vjetër që ekziston, pasi besohet se është i vjetër rreth 2.5 deri në 3 miliard vjet.
Kurse Lucara, kompania kanadiane që e posedon këtë gur të çmuar, beson që është diamanti më i madh që është gjetur në 100 vjetët e fundit.
Blerësit potencial do mund ta shohin diamantin para se ai të del në ankand.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.