Sot është data 13 dhe ditë e premte, e shumë njerëz janë në pritje të ndonjë fatkeqësie.
Mirëpo pse është krijuar ky besim për fat të keq në këtë ditë ?
Sipas studiuesve të ndryshëm nuk ekziston ndonjë shkrim për këtë besëtytni pra shekullit të nëntëmbëdhjetë, ndërsa më vonë kjo datë është e lidhur me ngjarje të ndryshme historike e fetare.
Sipas besimit të krishter, një nga ngjarjet më domethënëse në fenë e tyre, kryqëzimi i Jezus Krishtit, ka ndodhur në datën 13 ditën e premte.
Një nga mitet më të popullarizuara, në tentim për të shpjeguar origjinën e bestytnisë, është kur qindra kalorës janë arrestuar dhe djegur nëpër Francë, ditën e premte më 13 tetor 1307.
Përvec këtyre, është edhe frika nga numri 13, apo më mirë të themi besimi që numri 13 është i pafat. Kjo ndërlidhet me darkën e fundit të Jezusit, ku Judas i cili përfaqësonte tradhtinë dhe fatin e keq ka qenë i ulur i 13-ti në tavolinë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.