16.05.2016 · përditësuar para 3704 dite1 min lexim
Marek Pilny, arbitri i katërt në ndeshjen ne mes Príbram dhe Slavia Pragës ne Çeki, ka asistuar në referimin e lojës plotësisht i dehur, njofton Klan Kosova.
Ata që kishin ardhur për të parë lojën, më shumë se me ekipet në fushë, janë argëtuar me lëvizjet e çrregullta të gjyqtarit të dehur, por fort të zemëruar janë parë delegatët e ndeshjes.
Pas këtij incidenti ka reaguar edhe federata e futbollit dhe menjëherë e ka suspenduar artritin.
Pilny është hequr nga fusha në fund të pjesës së parë, duke u zëvendësuar me një refer esëll.
https://www.youtube.com/watch?v=8jA6SwyZPvQ
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.