Jake Booth një veteran i ushtrisë në Florida i cili ra në gjendje kome të rëndë 47 ditore pas një beteje me pneunomi, u zgjua në ditën e 48-të dhe e dinte menjëherë se për çfarë kishte nevojë: “Taco Bell” (ushqim i shpejtë), transmeton Klan Kosova.
Sipas USA Today, Booth, 35 vjeçar befasoi familjen e tij dhe neurologët, kur ai u zgjua nga koma me kujtesën e tij plotësisht të paprekur dhe mallin për ushqim të shpejtë.
Booth ende nuk mund të formojë plotësisht fjalë, por ai u tha mjekëve: “Unë dua Taco Bell”.
“Ai në fakt tha me zë të lartë: “Unë dua Taco Bell”, tha vëllai i madh i tij, Jason Schwartz.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.