Në 27 vjetorin e vrasjes së refugjatëve kosovarë në komunën e Rozhajës, u mbajt organizimi i përvjetshëm "Ora e Maleve".
Në edicionin e gjashtëmbëdhjetë, eventi nisi me ekspozitën e piktorit Xhevdet Spahija, ku në thelb pati xhubletën shqiptare.
Më pas manifestimi vazhdoi me orën letrare ku u prezantuan dhjetëra poezi, dhe poashtu u promovuan dy veprat e akademikut Kujtim Shala, "Idioma" dhe "Fizika Naive".
Me këngë e valle tradicionale, para të pranishmëve doli Shoqëria Kulturore "Rapsha" nga Druma e Hotit, Malësi e Madhe.
Ky aktivitet shënohet në nderim të viktimave refugjatë për të kërkuar përgjegjësi për zbardhjen e krimit. /Klankosova.tv

●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.