Lajmet e fundit

Miss Susie, u largua një vit më pas për të punuar si dado dhe më pas udhëtoi për në New York.
Ndonëse personat që e njihnin tregojnë që ajo i adhuronte fëmijët, vet Miss Susie, nuk kishte fëmijë dhe ishte e martuar vetëm për disa vjet.
Jones, u verbërua nga glaukoma që kur mbushi 100 vjet. Përveç kësaj ajo nuk ishte e sëmurë, vetëm që pinte nga një tabletë për shtypjen e gjakut.
Vitin e kaluar Jones kishte thënë se meritat për jetën e saj të gjatë i takojnë dashurisë së familjarëve si dhe zemërgjerësisë së njerëzve.
Familjarët e saj kishin thënë gjithashtu se ndoshta arsyeja për jetëgjatësinë e saj është mënyra se si është ushqyer, pra: vezë,miell i bluar si dhe mish derri për çdo mëngjes.
Kurse ajo vet ishte shprehur se gjumi i shumtë është sekreti i jetëgjatësisë së saj dhe që ajo asnjëherë në jetën e saj nuk kishte pirë cigare e alkool.
