Libri mbi fiset shqiptare
Fisi i Kastratëve, Bogëve, Shkrelëve, Fisi Lohja, Fisi Kiri e Suma, Fisi Drishti, dhe të tjera fise janë në faqet e librit përgatitur nga studiues Robert Elsie.



Një grup motoçiklistësh që mund të jenë të armatosur kanë në plan të organizojnë sot një konkurs për karikatura të Profetit Muhamed para një qendre të komunitetit islamik në shtetin jugperëndimor të Arizonës. Organizatorët thonë se aktiviteti është në përgjigje të një incidenti në fillim të muajit ku dy persona të armatosur hapën zjarr në një konkurs të ngjashëm në Teksas ku karikaturistët po vizatonin Profetin Muhamed. Të dy personat u vranë pas një shkëmbimi të shkurtër zjarri . Një oficer policie u plagos. Një nga të armatosurit shkonte shpesh për t;u falur në xhaminë e Feniksit ku po mbahet aktiviteti i sotëm. Organizatori Jon Ritzheimer shkruante në faqen e Facebook-ut të aktivitetit “Raundi i Dytë”. Ish-marinsi thotë se grumbullimi do të jetë paqësor, por i nxiti protestuesit të sjellin armë, në rast të ndonjë sulmi.

Është hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozita vetjake e piktorit të njohur Sali Shijaku, e para pas viteve’90. Pikturat e sjella në këtë ekspozitë i takojnë koleksionit të tij në GKA dhe studios së piktorit. Ekspozita shoqërohet edhe nga katalogu, në të cilin përfshihet ecuria e zhvillimit të pikturës së Shijakut, që nis në vitet ’50 dhe është ende e gjallë dhe natyrale në ditët e sotme.

Janë rikthyer në skenë Romancat Shqiptare, të pasura me muzikë të komponuar nga muzikantët më të njohur shqiptarë si Albert Paparisto, Kozma Lara, Aleksandër Peçi e të tjerë.



Në vitin 1978 Van Gogh ishte pranë vendimit që të bëhej prift. Mirëpo në një moment dëshpërimi të jetës së tij, ai ka filluar të vizatojë.




Cauleen Smith e sheh artin më shumë se një formë për të eksploruar politikën, si një rrugëtim për të zbuluar botët e pathëna të qyteteve, njerëzve apo historisë.



Agjentë të Perandorisë: kalorës, kusarë, jezuitë dhe spiunë në botën mesdhetare të fundshekullit të gjashtëmbëdhjetë. Gazeta London Evening Standard, shkruan për librin më të ri të historianit Noel Malcolm, i cili në bazë të rrëfimeve të dy familjeve shqiptare tregon një histori të jashtëzakonshme të Perandorisë Osmane.

Të shtunën me 30 maj në ora 19:30 në skenën kryesore të teatrit të Grazit në Austri do të jepet shfaqja “Your Stories, My Story” e Baletit Kombëtar të Kosovës.


Në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë, sot do të shfaqet premiera e filmit dokumentar “Kush jam unë”, me regji të Selmon Behës dhe Jeton Rushitit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Në Naten Solemne të Festivalit, në kategorinë e konkurrencës së Monodramës, regjisorja Elmaze Nura u shpërblye me Çmimin “Regjia më e mirë” për shfaqjen “AMOK”.