Shephard Fairey, artisti i cili e ka krijuar portretin e presidentit Obama, e që më vonë u bë ikonë e kampanjës të tij në vitin 2008, mendon se presidenti është një dështim.
Njeriu në poster, është ende presidenti. Por artisti që qëndron pas veprës, ka ndryshuar mendim.
Fairey, portreti i të cilit qe shoqëruar me logon “Shpresë”, ka thënë në një intervistë për Esquire Magazine, se presidenti nuk i ka realizuar dhe nuk i ka qëndruar prapa idesë së tij gjatë mandateve, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
“Obama ka pasur një kohë të vështirë, por ai është komprometuar në çështje të cilat unë nuk e kam pritur. Përgjimet janë gjëja e fundit që më ka shkuar në mendje për Obama’n”, ka thënë Fairey.
Artisti ishte përkrahës i madh i politikave të Obama’s në vitin 2008.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.