Lajmet e fundit
Në Naten Solemne të Festivalit, në kategorinë e konkurrencës së Monodramës, regjisorja Elmaze Nura u shpërblye me Çmimin “Regjia më e mirë” për shfaqjen “AMOK”.

Shfaqja "AMOK" është kthyer me çmimin për "Regjinë më të mirë” nga Festivali Ndërkombëtar Teatror “SAINT MUSE -12”, që u mbajt në Ulanbator të Mongolisë prej 17 deri me 23 Maj 2015.
Festivali “Saint Musë” është Festivali më i madh i artit performativ në Mongoli në nivelin vendor dhe ndërkombëtar. Ky Festival ka tre katergori të konkurrencës, atë të shfaqjeve Muzikore, të Monodramës dhe të shfaqjeve për Fëmijë.
Në Naten Solemne të Festivalit, në kategorinë e konkurrencës së Monodramës, regjisorja Elmaze Nura u shpërblye me Çmimin “Regjia më e mirë” për shfaqjen “AMOK”.
Në konkurrencë të Monodramës ishin emrat më emenentë të këtij zhanri teatror që vinin nga nëntë shtete të ndryshme: Mongolia, Rusia, Zvicra, Kina, Gjermania, Korea, Estonia, etj.
Regjisorja Nura, më këtë rast, u shpreh se shfaqja kosovare është mirëpritur jo vetëm nga Juria e përbërë prej gjashtë personaliteteve të teatrit, të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre, por gjithashtu edhe nga kritika dhe publiku në Festivalin Ndërkombëtar në “Saint Muse”.
“AMOK”, është shfaqje në të cilën, Elmaze Nura ka dëshmuar, se me një regji kreative, me një koncept original, mund të bëhet një performancë e jashtëzakonshme, e cila edhe i ka tejkaluar pritjet e produksionit.