Ky-Mani Marley, djali i legjendës së muzikës reggae, Bob Marley do të rikthehet në Kosovë.
Marley kishte performuar në një klub nate në Prishtinë me 6 gusht të vitit 2013.
“Faleminderit Kosovë që po më bëni të ndihem kaq mirë”, iu pat drejtuar audiencës gjatë performancës së tij.
Dy vite më vonë, ai do të rikthehet në të njëjtin vend, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari Ky-Mani Marley i cili njihet për këngët “Hustler”, “Rasta Love”, “Gheto Soldier” do të performojë të hënën.
Çmimi i biletës për koncert është 12 euro.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.