Lajmet e fundit

Sipas burimeve të Klan Kosovës, Ardian Krasniqi pritet të mbërrijë sonte në Prishtinë përmes Njësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Zbatimin e Ligjit – ILECU.
Krasniqi është i përfshirë në rastin penal që lidhet me Lavdim Krasniqin, ish-drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe me persona të tjerë të akuzuar në këtë çështje.
Burimet, për gazetaren Blerta Ahmeti, kanë thënë se seanca ndaj tij pritet të mbahet pas mesnatës, në orën 00:30, ndërsa gjyqtar i rastit është Alban Ajvazi.
Klan Kosova ka tentuar ta kontaktojë mbrojtësen e Ardian Krasniqit, avokaten Bedrie Rexhepi, por ajo nuk ka pranuar të prononcohet në këtë fazë, duke vlerësuar se është ende herët për të dhënë një deklaratë publike lidhur me rastin. /Klankosova.tv