Lajmet e fundit

Flaka Haliti, Stefan Vogel, Nico Joana Weber dhe Jonas Weichsel janë fituesit që janë përzjgedhur nga juria e përbërë prej artistes Katharina Grosse dhe Bettina Steinbrugge – drejtoreshë e Kunstverein në Hamburg. Gjithsej 13 nominime ishin finaliste.
Villa Romana, një prej organizimeve dhe rezidencave më serioze në fushën e artit në Evropë, e cila mbahet në Itali, ka shpallur tre fituesit e bursës artistike për vitin 2016-të.
Këtë shpërblim e ka fituar dikur edhe artisti tjetër që ka përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Venecias, Petrit Halilaj.
Flaka është artistja që sivjet dërgon Kosovën në këtë Bienale, ndërsa është fituese edhe e Oktobar Salon në Beograd, disa cmimeve ndërkombëtare dhe atyre kombëtare në vend dhe një prej artistëve që premton shumë në skenën e artit bashkëkohor.
KultPlus.com