Lajmet e fundit

Mbrojtësi portugez, Pepe ka njoftuar për tërheqjen e tij nga futbolli, duke i dhënë fund një prej karrierave më të dekoruara të kohëve të fundit.
Pepe, 41 vjeç, u bë lojtari më i vjetër që u paraqit në një finale të Kampionatit Evropian këtë verë, dhe ndeshja e tij e fundit ishte humbja e Portugalisë me penallti nga Franca në çerekfinale, transmeton Klankosova.tv.
Ish-qendërmbrojtësi i Real Madridit bëri 141 paraqitje për vendin e tij, ndërsa ai gjithashtu luajti për Porton, Besiktas dhe Maritimo.
Pepe falënderoi ata që e kanë ndihmuar gjatë karrierës së tij në një video 33-minutëshe, plot me emocione, të postuar në internet të enjten.