Lajmet e fundit

Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe mezi presim që nesër të dalim në fushë për të treguar gjithçka që kemi punuar gjatë javës. Sa i përket kundërshtarit, kemi respekt maksimal për ta, pasi janë duke bërë një punë shumë të mirë edhe në kampionatin e Lituanisë”, deklaroi Maloku.Portieri i kampionëve të Kosovës vlerësoi cilësitë e skuadrës lituaneze, por theksoi se Drita është e fokusuar të japë maksimumin për të siguruar një rezultat pozitiv para tifozëve të saj. Kujtojmë se Drita do ta presë Kauno Zalgirisin të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Takimi nis në orën 20:00 dhe është i vlefshëm për ndeshjen e radhës në garat evropiane.