Lajmet e fundit

Sot pata kënaqësinë të drekoj së bashku me një nga talentet më të mëdhenj kosovarë të futbollit evropian, yllin e Bayern Munichut, Arijon Ibrahimovic", ka shkruar Ademi.Kreu i FFK-së e përshkroi Ibrahimovicin jo vetëm si një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm, por edhe si një të ri të edukuar, modest dhe krenar për prejardhjen e tij.
Përveçse një super futbollist me të ardhme të ndritur, Arijoni është edhe një djalë i edukuar, modest dhe krenar për rrënjët e tij, vlera këto që e bëjnë edhe më të veçantë", theksoi ai.Ademi i uroi suksese në vazhdim të karrierës, duke shprehur bindjen se e ardhmja do t'i sjellë arritje të mëdha në futbollin evropian.