Lajmet e fundit

Barcelona ka nënshkruar me lojtarin spanjoll, Dani Olmo nga skuadra gjermane RB Leipzig.
Lojtari spanjoll, Dani Olmo, tani është zyrtarisht pjesë e Barcelonës.
Sot u nënshkrua marrëveshja e transferimit të tij nga skuadra gjermane RB Leipzig, transmeton Klankosova.tv.
26-vjeçari rikthehet te Barcelona në një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro.
Olmo ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën që ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro.