Lajmet e fundit

Joshua Zirkzee edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester Unitedit.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë gjigantët anglezë në Facebook ku e kanë quajtur "lojtar të ri për epokë të re".
Mësohet se holandezi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Djajtë e Kuq.
Klubi nga Manchesteri raportohet se ia ka paguar 42.5 milionë funte Bolognës për të, ku prej tyre 20 milionë do t'i shkojnë ish-klubit të tij, Bayern Munchenit.