Real Madridi ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin gjerman Antonio Rudiger.
Klubi madrilen ka njoftuar se 33-vjeçari ka firmosur kontratë të re, e cila do ta mbajë në "Santiago Bernabeu" deri në fund të qershorit të vitit 2027.
Rudiger ishte në vitin e fundit të kontratës së mëparshme, por drejtuesit e Realit vendosën t'ia zgjasin marrëveshjen, duke shpërblyer paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe rolin e rëndësishëm në repartin defensiv, transmeton Klankosova.tv.
Që prej transferimit si lojtar i lirë nga Chelsea në verën e vitit 2022, mbrojtësi gjerman është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të skuadrës madrilene, duke fituar disa trofe dhe duke qenë një nga liderët e mbrojtjes së "Los Blancos"./Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.