Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën (Coalition of the Willing) në Paris, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Takimin e mbushën krye shtetesh dhe qeverish, përfshirë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë. Më 14 korrik 2026, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.