FC Prishtina ka siguruar vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të repartit ofensiv. Sulmuesi Mario Ilievski ka rinovuar kontratën me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2029.
24-vjeçari ishte futbollisti më efikas i Prishtinës në sezonin e kaluar, duke regjistruar 13 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë statistikë, ai përfundoi edicionin si golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe asistuesi i dytë më i mirë.
Aktualisht, Ilievski është në fazën e rikuperimit pas lëndimit që pësoi në fund të sezonit të kaluar.
Në klub besojnë se ai do të rikthehet sa më shpejt në fushë për të vazhduar kontributin e tij me gola, asistime dhe paraqitje vendimtare në fanellën e FC Prishtinës./Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.