Federata e Futbollit e Tunizisë ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të Sabri Lamouchit, duke emëruar zyrtarisht francezin Herve Renard si trajner të ri të kombëtares. Emërimi vjen vetëm një ditë pas humbjes së rëndë 5-1 ndaj Suedisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.
Renard merr drejtimin e Tunizisë me misionin për ta rikthyer ekipin në garë për kualifikim, përpara sfidave vendimtare ndaj Japonisë dhe Holandës në fazën e grupeve, transmeton Klankosova.tv.
Francezi është një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin afrikan, pasi ka fituar dy herë Kupën e Kombeve të Afrikës dhe njihet edhe për fitoren historike të Arabisë Saudite ndaj Argjentinës në Botërorin e vitit 2022./Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.