Lajmet e fundit

Të hënën klubi i Dritës ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me ish- futbollistin e klubin zviceran, SC Kriens, Ensar Huruglicën për vazhdimin e bashkëpunimit.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Drita bëri të ditur se do të jenë bashkë edhe për një vit me futbollistin Huruglica.
“Do të jemi së bashku edhe për një vit tjetër”, shkroi klubi.
Huruglica pati paraqitje të mira me klubin në sezonin që lamë pas.