Një tjetër lëvizje e madhe nga merkatoja e futbollistëve kosovarë. Sulmuesi anësor, Bersant Celina, ka mbyllur marrëveshjen për t'u transferuar në Al Ettifaq, skuadër që bën pjesë në elitën e futbollit në Arabinë Saudite (Saudi Pro League).
Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili bën të ditur se Celina ka firmosur një kontratë trevjeçare, transmeton Klankosova.tv.
Marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka është vulosur përfundimisht gjatë ditës së sotme.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.