Manchester United ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit brazilian Andrey Santos.
Sipas raportimeve, "Djajtë e Kuq" do të paguajnë 50 milionë funte, duke përmbushur kërkesën financiare të Chelseat, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një klauzolë prej 10% nga shitja e ardhshme e lojtarit.
Kontrollet mjekësore të Santos janë planifikuar të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, ndërsa kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2031 dhe pritet të nënshkruhet nesër./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.