Qyteti kolumbian i Bogotas, të hënën u mbush me 6 mijë qytetarë vullnetarë kanë pozuar të zhveshur në sheshin kryesor të qytetit, me qëllim për të promovuar paqen.
Këtë ide fillimisht e dha fotografi Spnecer Tunick, i cili edhe e shkrepi fotografinë e këtyre personave të zhveshur në qytet, transmeton Klan Kosova.
“Ne jemi të lumtur që jemi të zhveshur e të qetë. Ky është një moment i paqes dhe i qetësisë. Është gjithashtu një moment i bashkimit dhe çrrënjosje i paragjykimeve”, u shpreh Caludia Barrientos.
Njëjtë u shpreh edhe një pjesëmarrës tjetër i cili e quan këtë si një event të shkëlqyer, transmeton Klan Kosova.
“Ishte një eksperiencë totalisht ndryshe në jetën time, e është shumë mirë kur këtë eksperiencë e ndajmë së bashku dhe qëndrojmë të zhveshur njëjtë ashtu siç kemi ardh në këtë jetë”, u shpreh Calros Beltran.
https://www.youtube.com/watch?v=gxlO8lMcR3c&feature=youtu.be&t=48s
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.