Lufta e fundit në Kosovë kishte detyruar edhe familjet serbe të shpërngulen në Serbi. Mirëpo ka edhe familje të cilat janë kthyer dhe po jetojnë në Kosovë.
Zharko Bellosheviq gjithë ditën e kalon duke u kujdesur për dy gica, të cilët ia falën fqinjët e fshatit.
Bellosheviq është i vetmi serb që bashkë me gruan e tij u kthye në Kosovë gjatë mujave të fundit.
Por, ky fakt nuk ndikoi aspak që ai të ketë ndonjë privilegj në fshatin Cerkolez të Istogut. Ai tha se pas kthimit nga Kragujevci i Serbisë, i mungojnë kushtet elementare.
Serbi i cili flet edhe shqip, shprehet i zhgënjyer pas kthimit në Kosovë.
“Nuk kam asgjë - vetëm dy gica të cilët m’i kanë dhuruar komshinjtë. Ministria bën thirrje për të na kthyer por nuk na japin gjë. Që kur kam ardhur nuk kam as energji elektrike.”
Komuna e Istogut është zotuar se së shpejti do ta vizitojë familjen Bellosheviq.
Aktualisht, në fshatin Cerkolez jetojnë 19 familje serbe, të cilat janë kthyer në vitet e pasluftës.
Ndiqeni storien më të zgjeruar nga Vullnet Krasniqi, gazetar i Klan Kosovës.
klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=-LHrYIprbn8
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.