Nëpër subjektet politike në vend, tashmë kanë nisur përforcimet elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Ish-presidentja Vjosa Osmani, bashkëpunimin që nisi me ish-deputeten e GUXO në tre mandate, Jeta Statovcin, njoftoi të enjten se do ta vazhdojë prapë, por tash në ish-subjektin e tyre, LDK.
Një aderim premierë e bëri edhe Bedri Hamza. Ky në parti solli ish-nënkryetaren e Vetëvendosjes, Aida Dërgutin, që ishte edhe pjesëtare e UÇK-së.
Veteranin e luftës, Agron Kajtazin, e mori edhe AAK-ja, që u përforcua me besimin për t'i shërbyer qytetarëve.
Deri më 12 maj, subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje mund të marrin figura të reja, pasi atë ditë dorëzohen listat me kandidatët për deputetë.
Gjithçka rreth aderimeve e gjeni në kronikën më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=cLWx6As7rt4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.