Zhgënjim i vogël për adhuruesit e çokollatës, çmimi i Milkas do të mbetet i njëjtë por paketimet do të zvogëlohen.
E gjithë kjo vjen pas rritjes së çmimit të kakaos.
Pas rritjes së kostove, Mondelez International ka njoftuar ndryshime të mëdha në madhësinë e çokollatës së saj të njohur Milka, duke ndikuar në disa shije klasike të dashura nga konsumatorët, transmeton Klankosova.tv
Duke filluar nga ky vit, pesha e shumë paketimeve Milka do të ulet nga 100 gram në 90 gram.
Ndryshe, Milka gëzon popullaritet dhe status lideri në tregun gjerman të çokollatës, me shitje vjetore afër 2 miliardë euro
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.