Në fshatin Shaptej u bë zbulimi i lapidarit për Dëshmorët dhe Martirët e Kombit, njofton Klan Kosova.
Aty i pranishëm ishte edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ai tha për këtë lapidar, se ndonëse ndodhet në Shaptej, ai vlen për të gjithë martirët dhe dëshmorët e Kosovës.
“Të gjithë ata njerëz të këtij vendi, të gjithë vëllezërit dhe motrat tona, të gjithë që dhanë jetën për liri...edhe kur i nderojmë për një memorial...pra ky memorial tash nuk është vetëm për ta edhe pse osht i shënum me emrat e tyne por ky është si në Prekaz në Gllogjan...kudo”, tha Haradinaj në fjalën e tij.
Ndërkaq, po në Gllogjan u mbajtën homazhe për Dëshmorët e Kombit, vëllezërit Muslijaj.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.