Lajmet e fundit

Një grua është diagnostifikuar me një formë të rrallë të leukemisë.
Një mëngjes Thea Wilson, është zgjuar nga gjumi e mbuluar me të nxira në tërë trupin, transmeton Klan Kosova.
Ajo nuk e kishte iden se çfarë kishte ndodhur, kështu Thea vizitoi mjekun.
Mjekët e diagnostifikuan me Acute Promylocytic Leukaemia (APML), një sëmundje shumë e rrallë.
“Në fillim kur mjekët më thanë që kisha leukemi, e gjithë bota mu rrënua përpara syve”, u shpreh Wilson.
Brenda 24 orëve, pas paraqitjes së kësaj sëmundje Thea e filloi kimioterapinë, duke vazhduar kështu tash e 5 muaj radhë betejën e saj për jetë.