22.06.2016 · përditësuar para 3667 dite1 min lexim
Një gjarpër i madh, i cili kishte jetuar në kulmin e shtëpisë së një gruaje në Australi, iu është shfaqur në dhomën e fjetjes, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Trina Hibberd, u zgjua mëngjesin e ditës së hënë për të gjetur një gjarpër (piton) 5.2 m, i cili ishte zgjatur nga dhoma e ndejës në atë të gjumit.
Pas kësaj gruaja në fjalë ka kërkuar ndihmë nga agjensioni për kontrollin e kafshëve të cilët kanë nxjerrë gjarprin nga shtëpia.
Hibberd beson që gjarpri ka jetuar në kulmin e shtëpisë së saj për disa vite.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.