Nga 14 maji, gati e tërë Shqipëria u ‘ngjyros’ rozë.
Kjo ngjyrë paraqet 53 nga 61 komunat që në zgjedhjet vendore atje i fitoi Partia Socialiste, duke korrur fitore të thellë ndaj rivalëve që votimet e së dielës i gjetën të ndarë.
Për një kosovar që përcolli shumë vjet politikën atje, ky rezultat qe i pritshëm pas shpalljes nongrata të kreut të demokratëve Sali Berisha, dhe skenave të dhunës në selinë e partisë së tij.
Ish-gazetari, Asllan Bajrami, sqaron dallimin mes vendesh - qeverisjen lokale dhe atë se sa ka gjasa që ngjashëm të ndodh edhe në Kosovë, pasi këtu sistemi i koalicioneve paszgjedhore është ajo që ndryshon.
Për një ish-diplomat, rezultati i votimeve doli nga lidhja e ngushtë e socialistëve me sovranin.
Sipas Nait Hasanit, si ish-ambasador në Tiranë, mandati i ri do të jetë sfidues me projekte madhore si, përfundimi i Aeroportit të Vlorës, ura që lidh Velipojën me Ulqinin e autostrada e Adriatikut.
Hasani e Bajrami, vlerësojnë se pozitë e opozitë këndej kufirit, duhet marrë mësim nga 14 maji nëse duan të kenë sukses në zgjedhje.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=4XBdLxgriw4
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.