Një grua që u kishte thënë mjekëve se babai i saj nuk kishte dëshiruar që t’i hiqeshin organet pas vdekjes së tij, zbuloi se zemra dhe truri i tij ishin ruajtur fshehtësisht në spital, për dy dekada.
Sarah Simpson besonte se organet e babait të saj ishin të padëmtuara kur kufoma e tij ishte djegur, pasi që ai kishte humbur jetën duke rënë nga një ndërtesë në Newcastle më 1995, meqë rast kishte pësuar një lëndim në kokë.
Megjithatë, ajo u lajmërua për këtë gjë javën e kaluar nga policia e Northumbrias, pavarësisht kundërshtimeve të babait të saj për dhurimin e organeve, bazuar në besimet e tij.
Ajo është e vendosur që nuk ka pasur arsye pse t’i hiqen organet dhe tani po konsideron që të marrë masa ligjore ndaj tyre.
“Policët po tentojnë të më bindin se trupi ishte dërguar në South Tyneside për post mortem, por kjo është e pamundur pasi që trupi i tij ishte marrë prej varrmihësve nga morgu në Spitalin e Përgjithshëm të Newcastle ditën kur ai kishte vdekur”, tha Simpson për Mail Online.
“Tani po planifikoj që të marr hapa ligjorë ndaj spitalit pasi që besoj se dikush duhet të mbajë përgjegjësi”, shtoi ajo.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.