Arkeologët që po i vlerësonin dëmet e shkaktuara nga militantët e ISIS-it ndaj varrit të profetit Jonah kanë bërë një zbulim të befasishëm.
Ekspertët e kishin gjetur më parë një palalt të paprekur që daton nga viti 600 para lindjes së Krishtit e që ishte i fshehur nën rrënojat e varrit të profetit Jonah, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Arkeologët i thanë Telegrafit se ISIS kishte gërrmuar tunele thellë brenda vendit të shenjtë dhe kishin dalur pallatin e vjetër.
“Ne frikësohemi se ky pallat do të bie në kolaps në cdo kohë”, tha arkeologia Layla Salih, e cila është përgjegjëse për antikitetet e provincës Nineveh ku ky vend i shenjtë qëndron.
Një thashetheme kishte qarkulluar edhe më parë se ky varr i këtij profeti ndante vendin e njejtë me një pallat antik.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.