Lajmet e fundit

Në ambientet e spitalit "Nasser" janë gjetur edhe tri varreza masive në të cilat ishin 73 trupa të njerëzve.
Al Jazeera shkruan se në trupa kishte fëmijë, gra dhe të rinj që janë zhdukur gjatë dy muajve të fundit kur ushtria izraelite sulmoi për herë të parë spitalin.
Stafi mjekësor dhe personeli ndërkombëtar që kanë vizituar spitalin e përshkruan atë si një "varrezë" pasi forcat izraelite bastisën ambientin, shkruan Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.