Një zbulim i ri i inteligjencës artificiale mund të revolucionarizojë parashikimet e motit, thonë krijuesit e tij.
Teknologjia e re, e ndërtuar nga “Google Deepmind”, lejon që parashikimet 10-ditore të motit të prodhohen në vetëm një minutë. Dhe këtë e bën me saktësi të paparë, tha "Deepmind".
Parashikimet e bëra nga sistemi “GraphCast” jo vetëm që janë më të sakta, por prodhohen në mënyrë më efikase, që do të thotë se ato mund të bëhen më shpejt dhe me më pak burime.
Mund të ndihmojë gjithashtu në zbulimin e ngjarjeve të mundshme ekstreme të motit, duke qenë në gjendje të parashikojë lëvizjen e cikloneve dhe të sigurojë alarme të hershme për përmbytjet e mundshme dhe temperaturat ekstreme. Prandaj Google thotë se mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve duke i lejuar njerëzit të përgatiten më mirë, shkruan "The Independent", transmeton Klankosova.tv.
Për momentin, parashikimet e motit zakonisht mbështeten në një sistem të quajtur “Numerical Weather Prediction”, i cili kombinonte ekuacionet e fizikës me algoritmet kompjuterike që ekzekutohen në kompjuterë më të sofistikuar.
Kjo kërkon burime të mëdha kompjuterike, si dhe ekspertizë të detajuar nga parashikuesit e motit. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.