Lajmet e fundit

Ai po viziton Sarajevën me rastin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ku edhe do ti ndahet çmimi i nderit “Zemra e Sarajevës”
Benicio Del Toro ka mbërritur tashmë në Sarajevë, të cilit do ti ndahet çmimi i nderit “Zemra e Sarajevës”, në kuadër të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar që po mbahet tash e sa ditë në Sarajevë.
Ai do të parakalojë në tepihun e kuq në 19:30. Përgjatë qëndrimit të tij në këtë festival ai do të prezantohet edhe me një ligjëratë para talenteve të rinj. Aktori përgjatë karrierës së tij ka edhe çmimin Oscar, sikurse që është nominuar disa herë për role të ndryshme./KultPlus.com