FC Malisheva ka njoftuar tifozët lidhur me mënyrën e sigurimit të biletave për ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, ku do të përballet me Vllazninë e Shkodrës.
Takimi do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, ku skuadra kosovare do të synojë kualifikimin në fazën e radhës të garës evropiane, transmeton Klankosova.tv.
Klubi ka bërë të ditur se biletat për këtë përballje do të jenë në dispozicion për shitje pranë stadiumit, në ditën kur zhvillohet ndeshja.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Malishevës dhe Vllaznisë është paraparë të luhet nga ora 16:30, ndërsa pritet interesim i madh nga tifozët për ta mbështetur skuadrën kosovare në këtë sfidë të rëndësishme evropiane.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.