Lajmet e fundit

“Më pëlqejnë lojtarët me mentalitet fituesi si Vedat Muriqi. Besoj se ai do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai e bëri këtë në Spanjë”, deklaroi Guendouzi shkruajnë mediat turke transmeton Klankosova.tv.Deklarata e mesfushorit francez vjen në një kohë kur pritshmëritë për Muriqin janë të mëdha pas rikthimit të tij te Fenerbahçe, ku pritet të jetë pika kryesore e repartit ofensiv. Megjithatë, fillimi i përgatitjeve për sezonin nuk ka qenë ideal për reprezentuesin e Kosovës. Klubi turk ka bërë të ditur se 32-vjeçari ka pësuar një çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë gjatë një seance stërvitore. Si pasojë e këtij dëmtimi, Muriqi do ta humbasë përballjen ndaj Gornik Zabrze në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa stafi mjekësor po ndjek nga afër procesin e rikuperimit të tij. Pavarësisht mungesës së përkohshme, optimizmi në kampin e Fenerbahçes mbetet i lartë. Besimi i shprehur publikisht nga Guendouzi tregon qartë se bashkëlojtarët e shohin Muriqin si një nga armët kryesore të skuadrës për sezonin 2026/27.