Lajmet e fundit

Sigurisht që doja të shënoja, por nuk zbres në fushë duke menduar vetëm për golat. Nëse e fitojmë Kupën e Botës, askush nuk do ta kujtojë sa gola i kam shënuar apo sa raste kam humbur. Gjëja më e rëndësishme është që skuadra të dalë fituese”, deklaroi Yamal.Ai foli edhe për komentet dhe kritikat që kanë ardhur për numrin e golave të tij, duke i minimizuar ato dhe duke kujtuar se kontributi i tij nuk matet vetëm me realizimet.
Ne e fituam Kampionatin Evropian edhe pse unë shënova vetëm një gol. Edhe në këtë Kupë të Botës kam realizuar një. Prandaj, të gjithë mund të jenë të qetë”, përfundoi ylli i ri i Spanjës.