Lajmet e fundit

Drita dhe Ballkani, janë ndarë baras me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa ka përfunduar me shumë raste të krijuara nga dy anët, por pa gjetur asnjëra golin.
Megjithatë, pjesa e dytë ishte komplet ndryshe. Fillimisht në epërsi kaluan “Intelektualët” me anë të Blerim Krasniqit, në minutën e 50’.
Nuk vonuan shumë dhe vendasit e barazuan rezultatin me anë të Gentrit Halilit, në minutën e 54’.
“Intelektualët” menduan se fituan me golin e Ensar Huruglicas me një supergol, në minutën e 89’.
Por, në skenë doli Nazmi Gripshi, i cili realizoi krejt në fund të takimit, për ta barazuar rezultatin.
Ballkani pas barazimit mbetet në vendin e parë me 59 pikë, teksa Drita në pozitën e dytë me 57 sosh. /Klankosova.tv.