Lajmet e fundit

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka pranuar se historia e tij mund të shkonte krejt ndryshe.
31 vjeçari ka bërë të ditur se ishte shumë pranë kalimit tek klubi i Romës, por shprehet se për mënyrën si shkoi tashmë është shumë i lumtur në Gjermani me Leverkusen, transmeton Klankosova.tv
“Kam qenë shumë pranë Romës, nuk kam arsye ta fsheh. Por, nuk u finalizua për disa detaje të vogla. Ndonjëherë gjërat thjesht nuk ndodhin, tani unë jam shumë i lumtur te Leverkusen”, u shpreh Xhaka.
Ndryshe, Xhaka është shndërruar në një lider për Bayer Leverkusen drejtuar nga Xabi Alonso në fitimin e titullit kampion në Bundesliga.