Lajmet e fundit

Xavi Hernandez ka sqaruar zëvendësimin e Lewandowskit ndaj Real Sociedad, në minutën e 76-të.
Ishte Lewandowksi ai që doli dukshëm i mërzitur nga fusha, teksa ndeshja u fitua 2-0 nga klubi i Barcelonës.
Xavi bëri të ditur se as atij nuk i pëlqej ta zëvendësonte, por iu imponua ta bënte për çështje taktike, shkruan Klankosova.tv
“Pas disfatës në Girona, ne rikuperuam vendin e dytë dhe mendoj se bëmë një lojë të mirë. Zëvendësimi i Lewandowskit ishte për çështje taktike, donim të shtypnim përsëri lart, edhe sepse këtë javë kemi tri ndeshje. Na duhej pak më shumë forcë përpara. E kuptoj zemërimin e Lewandowskit, as mua nuk më pëlqeu të zëvendësoja, por si trajner duhet të mendoj për grupin”, tha Xavi.