Lajmet e fundit

Drejtori ekzekutiv i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, ka thënë se Florian Wirtz nuk do të shitet gjatë kësaj vere.
Carro, mes tjerash theksoi se pas tij janë shumë klube evropiane, por ai nuk do të ndryshojë mjedis.
“Florian Wirtz do të qëndrojë me ne në sezonin e ardhshëm. Plani është i qartë, së bashku me babain e tij”, u shpreh Carro.
“Ka një interes nga shumë klube, por nuk mund të bëjmë shumë plane në futboll, por ai do të qëndrojë”
Carro potencoi se Wirtz një ditë mund ta fitojë Topin e Artë.
Përndryshe, Bayer Leverkuseni të dielën e javës së kaluar e siguroi titullin e parë të kampionit në histori.
Wirtzi ishte ndër lojtarët më të dalluar, i cili kontribuoi me 11 gola dhe 10 asistime në 29 ndeshje të Bundesligas. /Klankosova.tv.