WhatsApp po zhvillon një mënyrë të re për t'i bërë bisedat tuaja private edhe më të fshehta.
Ndryshimi do të thotë se bisedat e përzgjedhura do të jenë plotësisht të padukshme për të gjithë, raporton "The Sun", transmeton Klankosova.tv.
Kështu që bisedat as që do të renditen mes bisedave të tjera për të ngjallur dyshime nga ndonjë sy kureshtar.
Dhe e vetmja mënyrë për t'i bërë ato të shfaqen është duke futur një kod sekret.
Kodi sekret është krejtësisht i ndryshëm nga kodi PIN i telefonit tuaj, kështu që ata do të jenë më të sigurt se kurrë.
Pamjet e rrjedhura të ekranit të marra nga WABetaInfo tregojnë se funksioni është ende në punë e sipër.
Për të zbuluar bisedat e fshehura, me sa duket duhet të futni kodin sekret në shiritin e kërkimit.
Për momentin, truku i zgjuar është i disponueshëm vetëm për testuesit beta që mund të provojnë shtesat e reja të WhatsApp para kujtdo tjetër.
Nuk është e qartë se kur do të publikohet, ose nëse do të publikohet ndonjëherë, ky opsion. /Klankosova.tv
●●●
AQSHKRIMI NGA
agnesa qyqalla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.