Një shkabë e rrallë, shpend për të cilin mendohej se ishte zhdukur nga Shqipëria, është gjetur e vrarë para dy muajsh në rrethinat e Kukësit.
Ngjarja është denoncuar për “Shqip” nga një qytetar i cili ka dërguar edhe foton. Ekspertët thanë se bëhet fjalë për një shkabë, e cila është në zhdukje në të gjithë botën.
“Ne e dinim që shkabat nuk ekzistonin më në Shqipëri, pasi ishin zhdukur. Ardhja e saj këtu do të ishte një lajm shumë i gëzuar, por vrasja përbën një krim. Ndoshta ajo ka ardhur që të ndërtojë një fole ”, thanë ekspertët, shkruan lapsi.al.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.