01.10.2015 · përditësuar para 3933 dite1 min lexim
Dicka e çuditshme kishte ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Albans, në Hertfordshire të Londrës.
Disa shtëpi u desh të evakuohen pasi një vrimë prei 19 metrash e gjerë u formua në mes të një shiriti të tërë rrugor, transmeton Klan Kosova.
Për këtë arsye në vendin e ngjarjes arritën edhe zjarrëfikësit.
Kështu ekipet e shpëtimit raportuan se vrima e formuar në tokë arrinte thellësinë prej 10 metrash.
Ndërsa zyrtarët policor sipas metro, ende nuk kanë konfirmuar arsyen e shpërbërjes së pjesës së tokës për të shkaktuar këtë zgavër të çuditshme, mirëpo imazhet përshkruajnë ndonjë shpërthim të ndonjë rezervuar uji, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.