Një grua nga qyteti Bellefotntaine në Ohio, të martën kishte telefonuar policinë, për të treguar se djali i saj kishte vdekur.
Disa orë më vonë, ajo ka pranuar se e ka vrarë atë së bashku me dy djemtë e tjerë para disa muajve, sepse sipas saj burri e kishte injoruar vajzën e tyre.
Brittany Pilkington, tani është në burg dhe është e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj, transmeton Klan Kosova.
Policia tregojnë, se ata kishin shkuar në apartamentin e kësaj familje të martën, pasi që Brittany kishte telefonuar për të treguar se djali i saj tre muajsh nuk merrte frymë.
Ajo më pas ka treguar, se të tre fëmijët e saj (më i madhi katër vjeçar), i kishte vrarë duke i’a ndalë frymën me batanije.
“Në mendjen e saj ajo po e mbronte vajzën e saj, sepse ajo mendonte se burri i saj nuk e donte atë aq sa djemtë”, është shprehur një oficer i policisë.
Vajza e saj tre vjeçare tashmë është dërguar në spitalin e fëmijëve.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.